Kryeministri Aleksis Cipras vizitoi dje zonën e Matit, për t’u informuar mbi ecurinë e zbatimit të masave për rimëkëmbjen e dëmeve, që u shkatuan nga zjarret vdekjeprurëse më 23 Korrik 2018.

Kreu i qeverisë duke folur me përfaqësuesit e banorëve të kësaj zone theksoi: «Ndodhem këtu për të dhënë mesazhin se Máti nuk do të harrohet pas publicitetit të trishtuar të ditëve të para dhe plotësoi se pronarët dhe banorët do të mbrohen, ndërkohë që do të trajtohen dhe gabimet që janë bërë vitet e kaluara në këtë zonë».

Kryeministri vuri në dukje, se qeveria duhet të shpejtojë procedurat për rimëkëmbjen e dëmeve dhe prishjen e ndërtesave që janë karakterizuar të pabanueshme.

Gjithashtu z.Tsipras përsëriti angazhimin e qeverisë, se shpenzimet e rimëkëmbjes nuk do të rëndojnë nga ana financiare banorët e zonës dhe se mund të arrihet objektivi, që ndërtimet të përfundojnë deri në verën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, kryeministri Aleksi Tsipra theksoi se bëhet dhe do të vazhdojë të bëhet një përpjekje e madhe, shpesh e përballuar me dobësitë e vetë Shtetit, me vështirësitë dhe mungesat e tij burokratike, duke synuar rindërtimin sa më të shpejtë të shtëpive që janë dëmtuar, por dhe të peizazhit natyror, në mënyrë që vitin e ardhshëm në pranverë të mbizotëroj një pamje e ndryshuar dhe e gjelbëruar në zonë.