Kryeministri Aleksis Tsipras vizitoi sot në mëngjes zonat që u goditën nga zjarri katastrofik në Máti të Attikís dhe konkretisht Argyrí Aktí, Réma në Kókkino Limanáki dhe Qendrën Koordinuese të Shërbimit Zjarrfikës dhe Ushtrisë.

Z.Tsipras u informua nga shërbimet që ndodhen në zonat e prekura, inxhinierë dhe qytetarë, për përpjekjet që bëhen në kërkimin e gjetjes së personave të humbur, ecurinë e punimeve në infrastruktura të ndryshme dhe se si këto zona e përjetojnë këtë katastrofë.

Me postimin e tij në twitter, kreu i qeverisë shprehu respektin e tij për ata që u përpoqën për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit katastrofik, por edhe pikëllimin e tij të papërshkrueshëm që ai ndjeu gjatë vizitës së tij në zonat e prekura.