Kufizohen zjarret që shpërthyen dje në zonat Fríxa, Skillountía dhe Kalyvákia të Ileías, të cilat kishin kërcënuar dhe zonat e banimit.

Ulja e intesitetit të erës lejoi forcat zjarrfikëse të pengojnë zjarrin dhe të mos kërcënoheshin oborret e shtëpive të banorëve të këtyre fshatrave.

Për shuarjen e zjarrit marrin pjesë 70 zjarrfikës me 24 automjete, dy aeroplanë zjarrshues të tipit «Canadair» dhe një helikopter.

Një natë të vështirë kaluan banorët e Skillountías, afër fshatit Kréstena, pasi flakët e mëdha të zjarrit kërcënuan shtëpitë e tyre. Era e fortë ndryshonte vazhdimisht drejtimin e saj, duke vështirësuar përpjekjet e forcave zjarrfikëse, të banorëve dhe vullnetarëve për të kontrolluar situatën.

Shërbimi Zjarrfikës bën hetime për shkaqet e shpërthimit të zjarrit.