Drejtoresha e FMN-së, Christine Lagarde në një konferencë shtypi me rastin e Samitit vjetor të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore bëri të qartë se Fondi nuk kërkon masa të reja, por zbatimin e marrëveshjeve të miratuara.

Në të njëjtën kohë, ajo pranoi se Greqia ka bërë shumë punë dhe grekët kanë bërë përpjekje të mëdha, duke e përshkruar rezultatin si «shumë mbresëlënës».

Gjithashtu, shefja e FMN-së këmbëngul në çështjen e lehtësimit të borxhit grek, për të cilin vazhdohet diskutimi me Evropën dhe Greqinë.

Znj.Lagarde, lidhur me tranformimin e planifikuar të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit në një Fond Monetar Evropian, tha se bashkëpunimi i tij me Fondin Monetar Ndërkombëtar do të vazhdojë.