Drejtoresha e Përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde pas takimit të saj me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, tha se në mbledhjen e Eurogroupit më 21 Qershor do të merren vendimet në lidhje me pjesëmarrjen e FMN-së në programin grek.

Në një pyetje lidhur me Greqinë, znj.Lagarde tha se «FMN-ja mund të marrë pjesë në format më të ndryshme dhe me mjetet më të ndryshme, do të përdorim të gjitha mjetet, do të shikojmë të gjitha perspektivat, por në çdo rast do të marrim pjesë me një farë mënyre në programin grek», duke iu referuar zgjidhjes në mbledhjen e Eurogrupit më 21 Qershor.