Regjisori me famë botërore, Kóstas Gavrás do të sjellë në ekranin e madh librin «Aníkitoi Ittiménoi» e ish ministrit grek të Financave, Giáni Varufáki, një lajm që u bë i njohur nëpërmjet letrës së regjisorit grek.

Giánis Varufákis i ka dhënë të drejtat e librit regjisorit Kósta Gavrás, i cili kur mësoi se ish ministri i Financave mbante shënime nga mbledhjet e Eurogroupit, i kërkoi këto shënime, për të xhiruar filmin e tij të ri.

Libri është një kronikë e gjashtë muajve të parë të SYRIZA-s në pushtet dhe përmban përshkrime të hollësishme dhe dialogje që z.Varufákis i kishte regjistruar ose me telefonin e tij celular, ose i mbante si shënime.

Libri «Aníkitoi Ittiménoi» është një përshtatje në gjuhën greke e librit origjinal në anglisht me titullin «Adults in the room», i cili doli për publikun disa muaj më parë.