Në raundin e dytë të zgjedhjeve, që do të zhvillohet të Dielën e ardhshme, më 19 Nëntor, do të zgjidhet udhëheqja e partisë së re të Qendrës së Majtë.

Fófi Gennimatá dhe Níko Andruláki janë dy kandidatët që fituan shumicën e votave, në votimin që u zhvillua të Dielën 12 Nëntor, për zgjedhjen e lidershipit në partinë e Qendrës së Majtë dhe ku morrën pjesë 210.264 votues.

Sipas rezultateve të këtyre zgjedhjeve, Fófi Gennimatá grumbulloi 42,76 %, Níko Andruláki 25,38%, Giórgos Kamínis 13,45%, Stávros Theodorákis 9,44%, Giánnis Maniátis 4,26%, Giánnis Ragúsis 2,39%, Konstantínos Gácios 1,65%, Apóstolos Póntas 0,53% dhe Dimítris Xiótis 0,20%.

Pa probleme dhe me një pjesëmarrje të madhe u zhvillua procesi zgjedhor për zgjedhjen e udhëheqjes së re të partisë së Qendrës së Majtë, ndërsa qendrat e votimit u mbyllën në orën 21:30.

Kryetari i Komisionit të Pavarur të Etikës dhe Procedurave, profesori Níkos Alivizátos, vuri në dukje se votuesit treguan se dëshirojnë një lëvizje reformatore të mirëfilltë, midis Demokracisë së Re dhe SYRIZA-s.