Kryetari i parlamentit, Níko Voútsis inaguroi dje në stacionin e metro-së në Syntágma, ekspozitën e karikaturës «Lufta A.E.-War S.A.» me 160 vepra të Klubit të Karikaturistëve grekë së bashku me vepra të karikaturistëve të dëgjuar portugezë.

«Ne zgjodhëm temën e luftës, pa mundur të largojmë vëmendjen tonë, jo vetëm për ato që po ndodhin në rajonin tonë, por dhe në çdo skaj të botës që kërcënohet nga skifterët e Luftës. Ne ambicionojmë që ekspozita «Lufta A.E.-War S.A.» të jetë një thirrje paqësore, ndërkombëtare e ankthit dhe e solidaritetit, një mesazh i ilustruar i miqësisë së popujve kundër militarizmit, bombave dhe vdekjes», thotë në njoftimin e tij Klubi i Karikaturistëve Grekë.

Ekspozita bashkë-organizohet nga Klubi i Karikaturistëve Grekë dhe Parlamenti Grek dhe do të jetë e hapur çdo ditë deri më 20 Maj, nga ora 09:00 në mëngjes e deri orën 21:00 në mbrëmje, ndërsa hyrja është e lirë për publikun.