Teksti i marrëveshjes në nivel teknik në të cilin arritën qeveria greke dhe institucionet, pritet të miratohet në mbledhjen e Eurogrupit, që zhvillohet sot.

Tashmë mbeten që të votohen në kohën e duhur të gjitha parakushtet, në mënyrë që në Këshillin e ardhshëm të datës 22 Janar 2018 të mbyllet dhe marrëveshja në nivel politik, që të disbursohet kësti.

Brenda afateve kohore që kishte përcaktuar qeveria, përfundoi marrëveshja në nivel teknik me institucionet për vlerësimin e tretë të programit grek.

Në tekstin përfundimtar parashikohet ndër të tjera, një rritje e konsiderueshme e shpenzimeve sociale. Fondi i përgjithshëm për ndihmat familjare do të arrijë në 910 milion euro, dmth do të rritet rreth 260 milion euro në krahasim me këtë vit.

Gjithashtu u ra dakord që në rastin e falimentimit të një biznesi, të parët që do të marrin dëmshpërblimin do të jenë punonjësit dhe pastaj bankat.

Nuk është zgjidhur vetëm kërkesa e Greqisë, që të vazhdojë dhe për një vit tjetër përqindja e ulët e Taksës mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në 32 ishuj të Egjeut verilindor e Dodekanezit.