Kryeministri Aleksis Tsipras në ndërhyrjen e tij në Samitin e NATO-s, që zhvillohet në Bruksel, theksoi se «është plagë për të gjithë NATO-n, fakti i paparë që dy ushtarë të një vendi anëtar i NATO-s mbahen të burgosur nga një vend tjetër anëtar i NATO-s për më shumë se katër muaj, sepse kaluan pa dashje disa metra në territorin e saj dhe madje pa u akuzuar».

Z.Tsipras i bëri thirrje Turqisë, «të shërojë këtë plagë me kthimin e menjëhershëm të dy ushtarakëve grekë», të cilët janë të burgosur në mënyrë të paligjshme në burgun e Adrianoupolis.

Kreu i qeverisë greke ngriti gjithashtu dhe çështjen e provokimit turk, duke thënë se «është një plagë e përhershme për Aleancën, fakti se vendi fqinj këmbëngul në shkeljen e së drejtës ndërkombëtare në rajon dhe duke synuar përjashtimin e Egjeut nga planet operacionale në kurriz të aftësive tona kolektive».

Për rolin e Greqisë në NATO, kryeministri tha se vendi ynë do të mbetet një faktor kryesor i stabilitetit rajonal, duke kontribuar me rolin e tij të qëndrueshëm dhe konsekuent në sigurinë kolektive dhe rajonale.