Këshillli i ri i ministrave do të zhvillojë sot mbledhjen e tij të parë nën drejtimin e kryeministrit Aleksis Tsipras pas betimit të ministrave të rinj të qeverisë.

Me interesim të veçantë priten mesazhet, që do të dërgojë kreu i qeverisë për ministrat në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Selanikut.

Prioritetet kryesore të qeverisë janë mbështetja e programit social, i cili ka si bazë korrigjimin e padrejtësive që dominuan në periudhën e memorandumeve.

Buxheti i vitit 2019 nuk do të përmbajë shkurtimin e pensioneve, por masa për lehtësimin e shtresave më të varfëra të shoqërisë, theksoi zëvendës kryeministri dhe ministër i Ekonomisë dhe Zhvillimit, Giánnis Dragasákis, duke folur në radion private Real FM.