Ministri francez për Çështjet e Jashtme dhe Evropiane, Jean-Yves Le Drian, i cili bën një vizitë zyrtare në Athinë, do të takohet me kryeministrin Aleksi Tsipra dhe homologun e tij grek Níkos Kotziás.

Sipas burimeve diplomatike, në kontaktet e zyrtarit francez do të diskutohen çështje evropiane, të tilla si procesi i Brexit, politika e përbashkët e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe të Sigurisë si dhe marrëdhëniet transatlantike.

Gjithashtu, do të shqyrtohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, të cilën Greqia e mbështet fuqishëm.

Marrëveshja e Prespës, siç venë në dukje të njëjtat burime, është një shembull karakteristik i zgjidhjes së një prej çështjeve të pazgjidhura shumëvjeçare në rajonin e Ballkanit, përmes negociatave të vështira por të sinqerta.

Gjithashtu, do të diskutohen zhvillimet në Lindjen e Mesme, kryesisht situata në Siri dhe luftimet e vazhdueshme në këtë vend, ndërsa ministri i Jashtëm grek pritet të paraqesë përsëri qëndrimet e Greqisë për çështjen e Qipros.

Pas këtyre takimeve do të marrë pjesë në një drekë pune dhe do të jepet një konferencë e përbashkët për shtyp.