Në një forum që filloi më 8 Shkurt në «Fondacionin Stávros Niárchos» – me titull «Greqia: rrugët e shpresës»- presidenti i Bankës së Attikës dhe ish përfaqësuesi i Greqisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar, Panagiótis Roumeliótis tha se «Prodhimi i Brendshëm Bruto i Greqisë është në rritje për herë të parë që nga viti 2010, deficiti publik është pothuajse zero, ndërsa ritmi i zhvillimit të eksporteve në vitin 2017 arriti në një shkallë të jashtëzakonshme prej 13%».

Gjithashtu, z. Roumeliotis tha se investimet e huaja direkte janë rritur në nivelet e vitit 2005, sektori bankar pas tre rikapitalizimeve të tij ka rritje të zhvillimit dhe besimi i privatëve për sistemin bankar është përmirësuar.

Ndërkohë, ai vuri në dukje se problemi kryesor i sektorit bankar grek janë kreditë me probleme, të cilat arrijnë në 44,45% dhe duhet të bëhet një përpjekje e madhe për të arritur në 35% deri në vitin 2019.

Forumi, punimet e të cilit vazhdohen edhe sot, bashkë-organizohet nga revista «Le Nouvel Observateur», gazeta «Kathimerini» dhe Fondacioni «Stávros Niárchos».