Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte, 21 Korrik, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, por pasdite në rajonet qendrore dhe veriore kontinentale do të ketë vransira. Në zonat malore të Epirit dhe të Maqedonisë perëndimore priten stuhi sporadike, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në Egje në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe lokalisht deri në 7 ballë.

Në ishujt e detit Jon, era do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 33°C, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 32°C.