Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte, 28 Korrik, moti do të jetë në përgjithësi i mirë dhe vetëm në mëngjes do të ketë shira dhe stuhi sporadike në rajonet verilindore. Temperatura nuk do të shënojë një ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në Egje në drejtimin perëndimor-veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në jug gradualisht deri në 6 ballë.

Në ishujt e detit Jon, era do të fryjë në drejtimin perëndimor-veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe lokalisht deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 33°C, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 30°C.