Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte, 6 Tetor, fillimisht moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Gradualisht do të ketë vransira me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në rajonet perëndimore e jugore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes.

Era do të fryjë në Egjeun verior dhe në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë. Në Egjeun jugor, era fillimisht do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe pasdite do të fryjë në drejtimin juglindor nga 4 deri në 5 ballë.

Në ishujt e detit Jon, Epir dhe në Peloponez era do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe pasdite gradualisht në drejtimin perëndimor nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 14°C deri në 27°C, ndërsa në Selanik nga 13°C deri në 25°C.