Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Enjte, 12 Tetor, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, ndërsa në rajonet jugperëndimore do të ketë vransira me shira të dobta. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, në zonat veriore të vendit dhe temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në Egjeun verior dhe në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Në ishujt e detit Jon, Epir dhe në Peloponez, era do të fryjë në drejtimin lindor dhe valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë, ndërsa pasdite në zonat veriore do të fryjë në drejtimin veri- perëndimor nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 10°C deri në 25°C, ndërsa në Selanik nga 10°C deri në 23°C.