Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte 10 Nëntor parashikohet në përgjithësi mot i mirë, por dhe shira lokale në mbrëmje në ishujt e Detit Jon dhe në Epir. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën jugore në drejtimin veriperëndimor nga 4 deri në 5 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin juglindor nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 21°C, ndërsa në Selanik nga 9°C deri në 17°C.