Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Hënë 13 Nëntor parashikohen vransira me shira dhe stuhi sporadike. Këto fenomene do të jenë lokalisht të forta në rajonet qendrore, jugore dhe ka mundësi në Egjeun verilindor, Maqedoninë lindore, në Thrakë dhe në mbrëmje vonë në ishujt e detit Jon, kryesisht në Korfuz. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, ndërsa temperatura nuk do të shënojë ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 6 deri në 7 ballë lokalisht dhe në mbrëmje në drejtimin jugor- jugperëndimor nga 4 deri në 6 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe gradualisht në mesditë në drejtimin jugor- jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 13°C deri në 19°C, ndërsa në Selanik nga 9°C deri në 16°C.