Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Martë 14 Nëntor parashikohen shira dhe stuhi sporadike. Këto fenomene do të jenë fillimisht të forta në ishujt e detit Jon, ka mundësi në Epir, në Greqinë qendrore, kryesisht në zonat bregdetare dhe në mbrëmje në Peloponezin perëndimor e jugor.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 6 ballë dhe gradualisht në mesditë në drejtimin jugor- jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 15°C deri në 20°C, ndërsa në Selanik nga 11°C deri në 18°C.