Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Mërkurë, 29 Nëntor parashikohen vransira të pakta, të cilat do të jenë më të dendura, kryesisht në rajonet perëndimore, jugore dhe në Egjeun lindor. Tempratura do të shënojë një rritje të vogël, ndërsa në rajonet qendrore dhe në Epir do të ketë ngricë në mëngjes.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin perëndimor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe gradualisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 5°C deri në 16°C, ndërsa në Selanik nga 1°C deri në 12°C.