Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Enjte, 30 Nëntor parashikohen shira dhe stuhi në rajonet perëndimore, ku këto fenomene mund të jenë lokalisht të fuqishme. Tempratura do të shënojë rritje, ndërkohë që kushtet atmosferike janë të favorshme për transferimin e pluhurit, kryesisht në rajonet perëndimore.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi në Dodekanez do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në Egje nga 5 deri në 7 ballë dhe gradualisht deri në 8 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 9°C deri në 19°C, ndërsa në Selanik nga 7°C deri në 17°C.