Vazhdon moti i keq në pjesën më të madhe të vendit. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Premte, 1 Dhjetor parashikohen shira në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriore, ku do të ketë dhe stuhi sporadike që lokalisht do të jenë të fuqishme. Kushtet atmosferike janë të favorshme për transferimin e pluhurit.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi në Dodekanez do të jetë nga 5 deri në 7 ballë dhe në Egjeun verior nga 8 deri në 9 ballë lokalisht.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë, ndërsa pasdite në pjesën veriore të detit Jon do të fryjë në drejtimin veriperëndimor.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 13°C deri në 19°C, ndërsa në Selanik nga 13°C deri në 17°C.