Java fillon me një mot dimëror. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Hënë 4 Dhjetor parashikohen vransira me shira lokale dhe stuhi sporadike në rajonet perëndimore e në Egjeun lindor. Në rajonet e tjera të vendit do të ketë vransira të pakta, të cilat do të dendësohen dhe do të ketë shira lokale. Reshje të dëborës do të kemi në rajonet qendrore e kryesisht në zonat veriore malore. Temperatura do të shënojë rënie, ndërsa ngricë do të ketë në mëngjes e në mbrëmje në zonat veriore të Epirit.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa në mbrëmje nga 4 deri në 5 ballë dhe lokalisht deri në 6 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë, ndërsa në mbrëmje deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 12°C deri në 18°C, ndërsa në Selanik nga 8°C deri në 14°C.