Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik, sot e Martë 5 Dhjetor parashikohen shira lokale apo dëborë në rajonet lindore e jugore dhe reshje të dëborës në zonat malore kodrinore. Temperatura do të shënojë rënie.

Era do të fryjë në Egje dhe në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në Dodekanez lokalisht deri në 7 ballë.

Në ishujt e detit Jon dhe në Epir, era do të fryjë në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe lokalisht deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 9°C deri në 14°C, ndërsa në Selanik nga 3°C deri në 10°C.