Shirat dhe pluhuri do të jenë karakteristikat kryesore të motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë, 7 Shkurt 2018 parashikohen vransira me shira lokale dhe pasdite do të ketë stuhi sporadike. Kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit, ndërsa temperatura do të shënojë rritje, kryesisht në vlerat e saj minimale.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 6 ballë dhe lokalisht në zonat veriore deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në pjesën perëndimore të Greqisë qendrore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor-juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 6 deri në 7 ballë dhe në detin Jon deri në 8 ballë lokalisht.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 9°C deri në 17°C dhe në zonat veriore të saj temperatura do të jetë 2 deri në 3 gradë më e ulët, ndërsa në Selanik nga 6°C deri në 13°C.