Moti me diell, por dhe shirat lokale do të jenë karakteristikat kryesore të motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte, 8 Shkurt 2018 parashikohen vransira të pakta, të cilat gradualisht do të dendësohen. Shira lokale do të ketë në rajonet veriperëndimore dhe në mëngjes në Maqedoninë lindore, Thrakë e në ishujt e Egjeut verior e lindor do të ketë stuhi sporadike. Dukshmëria do të jetë e kufizuar në mëngjes në zonat e Epirit, ndërsa temperatura do të shënojë rritje, kryesisht në vlerat e saj minimale.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor-juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 6 deri në 7 ballë dhe lokalisht deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në pjesën perëndimore të Greqisë qendrore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 17°C, ndërsa në Selanik nga 6°C deri në 15°C.