Përkeqësimi i konsiderueshëm i motit me shira, stuhi dhe rënie e temperaturës do të jetë karakteristika kryesore e motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Premte, 9 Shkurt 2018 në rajonet perëndimore, qendrore dhe vonë pasdite në rajonet jugore të vendit priten shira lokale, ndërsa në rajonet jugperëndimore në mbrëmje do të ketë stuhi sporadike. Dukshmëria do të jetë e kufizuar në mëngjes në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura nuk do të shënojë një ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Era në Epir, në pjesën perëndimore të Greqisë qendrore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe në ishujt e detit Jon në drejtimin juglindor nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 17°C, ndërsa në Selanik nga 6°C deri në 16°C.