Përkeqësimi i motit me stuhi, dëbora dhe era e fortë në drejtimin jugor do të jenë karakteristikat kryesore të motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Martë, 13 Shkurt 2018 parashikohen vransira me shira lokale dhe stuhi sporadike, fillimisht në rajonet perëndimore e gradualisht edhe në pjesët e tjera të vendit. Dëborë do të ketë në rajonet perëndimore e në zonat malore veriore. Temperatura nuk do të shënojë një ndryshim të konsiderueshëm, ndërsa ngricë do të ketë lokalisht në mëngjes, në zonat veriore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut verior e në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe në Egjeun jugor në drejtimin perëndimor nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në pjesën perëndimore të Greqisë qendrore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në ishujt e detit Jon nga 6 deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 6°C deri në 15°C, ndërsa në Selanik nga 4°C deri në 11°C.