Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Premte, 9 Mars 2018 priten vransira me shira lokale dhe gradualisht përmirësim i motit në mbrëmje. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mbrëmje, ndërsa temperatura nuk do të ketë ndryshim të dukshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në pjesën perëndimore të Greqisë qendrore dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe përkohësisht në detin Jon në drejtimin veriperëndimor deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 18°C, ndërsa në zonat e saj veriore do të jetë 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 8°C deri në 16°C.