Pas një pushimi pranveror i ditëve të fundit, java fillon me shira lokale dhe stuhi sporadike. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë, 12 Mars 2018 priten vransira të pakta, që në disa zona do të jenë më të dendura, me shira lokale në rajonet perëndimore e veriore kryesisht në pasdite dhe në mbrëmje do të ketë stuhi sporadike. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes për shkak të mjegullës.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në mesditë nga 4 deri në 6 ballë. Gradualisht, valëzimi do të arrijë lokalisht deri në 7 ballë dhe në mbrëmje ka mundësi deri në 8 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir dhe në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në detin Jon deri në 7 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 7°C deri në 22°C, ndërsa në Selanik nga 6°C deri në 20°C.