Vransirat, shirat dhe ka mundësi stuhitë sporadike do të jenë karakteristikat e motit për sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë, 14 Mars 2018 priten shira në rajonet perëndimore e veriore. Ka mundësi të ketë stuhi lokale në Maqedoninë lindore, në Thrakë, ishujt e Egjeut lindor dhe në Dodekanez.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në mëngjes deri në 6 ballë. Gradualisht, në pjesën veriore do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe lokalisht në detin Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 19°C, ndërsa në Selanik nga 7°C deri në 17°C.