Shi pranveror dhe pluhur sot, ndërsa temperatura do të jetë e lartë, kryesisht në jug të vendit. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë, 11 Prill 2018, priten vransira të pakta, përkohësisht më të dendura e me shira të dobta në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar, kryesisht në mëngjes, ndërkohë që kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtime të ndryshme dhe gradualisht në drejtimin juglindor deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe gradualisht në detin Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 10°C deri në 24°C, ndërsa në Selanik nga 2°C deri në 23°C.