Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte, 11 Prill 2018, moti do të jetë në përgjithësi i mirë me vransira të përkohshme në rajonet perëndimore dhe jugore. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar, kryesisht në mëngjes, kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit dhe temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe në jug, lokalisht deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë .

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 25°C, ndërsa në Selanik nga 10°C deri në 23°C.