Temperatura që shënon një rritje të vogël dhe pluhuri që këmbëngul të na shqetësojë, janë karakteristikat e motit sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Premte, 13 Prill 2018, vransira të përkohshme do të ketë në zonat malore në mesditë dhe pasdite. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar, kryesisht në mëngjes, kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit dhe temperatura nuk do të ketë ndonjë ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor në drejtime të ndryshme dhe në Dodekanez në drejtimin lindor e juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë. Gradualisht në mesditë do të fryjë në drejtimin verior nga 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe në jug në drejtimin lindor e verilindor. Gradualisht do të ndryshojë dhe do të fryjë në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në jug deri në 6 ballë .

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 11°C deri në 25°C, ndërsa në Selanik nga 9°C deri në 24°C.