Me shira dhe pluhur fillon kjo javë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë, 16 Prill 2018, në detin Jon, në Epir dhe vonë në pasdite edhe në Egje do të ketë vransira me shira lokale. Stuhi sporadike do të ketë kryesisht në zonat kontinentale, ndërsa kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit nga Afrika, kryesisht në rajonet perëndimore e jugore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në mëngjes, lokalisht deri në 7 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin juglindor nga 5 deri në 7 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 5 deri në 7 ballë dhe në detin Jon në drejtimin lindor e juglindor, lokalisht deri në 8 ballë .

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 14°C deri në 24°C, ndërsa në Selanik nga 10°C deri në 20°C.