«Edhe shi edhe diell» moti sot në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë – 14 Maj 2018, parashikohen shira lokale dhe stuhi të izoluara, kryesisht në mesditë e pasdite në zonat perëndimore dhe veriore të Epirit, ndërsa në rajonet e tjera moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Dukshmëria do të jetë e kufizuar lokalisht në mëngjes, ndërsa temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 15°C deri në 29°C, ndërsa në Selanik nga 14°C deri në 27°C.