Shërbimi Kombëtar Meteorologjik paralajmëron për përkeqësimin e motit sot në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Martë – 15 Maj 2018, parashikohen shira lokale të forta, stuhi dhe breshër në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriore të vendit, kryesisht në veri të Detit Jon, në Epir dhe në Maqedoninë perëndimore. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël, kryesisht në rajonet jugore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë. Në pjesën jugore do të fryjë në drejtimin perëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe gradualisht në pjesën veriore të detit Jon deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 17°C deri në 29°C, ndërsa në Selanik nga 15°C deri në 27°C.