Moti tropikal me shi, lagështirë dhe temperaturë të lartë mbizotëron sot në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë – 16 Maj 2018, në ishujt e detit Jon dhe në Epir priten shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në zonat malore veriperëndimore, në mesditë e pasdite. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në rajonet perëndimore e veriore.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor e jugperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë dhe në Dodekanez në drejtimin veriperëndimor me të njëjtin intensitet.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 17°C deri në 29°C, ndërsa në Selanik nga 16°C deri në 27°C.