Shirat lokale dhe stuhitë do të jenë karakteristikat e motit sot në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte – 17 Maj 2018 priten vransira të pakta, të cilat do të dendësohen në rajonet perëndimore, qendrore dhe veriore me shira lokale dhe ka mundësi edhe stuhi të izoluara në mesditë e pasdite. Kushtet atmosferike favorizojnë transportimin e pluhurit në rajonet jugore të vendit.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor në drejtimin jugperëndimor e në Dodekanez në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë. Gradualisht do të fryjë në drejtimin lindor dhe në pjesën jugore të detit Jon deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 18°C deri në 29°C, ndërsa në Selanik nga 16°C deri në 27°C.