Java fillon me vransira dhe shi. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë – 21 Maj 2018 në përgjithësi i paqëndrueshëm do të jetë moti pothuajse në të gjithë vendin. Shirat lokale, stuhi sporadike dhe lagështira do të jenë karakteristikat e tij, kryesisht në rajonet qendrore dhe në zonat malore të Epirit.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin lindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në zonat malore në drejtimin verilindor deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë dhe në zonat lindore e jugore lokalisht deri në 6 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 16°C deri në 29°C, ndërsa në Selanik nga 16°C deri në 27°C.