Temperaturat e larta, erërat e dobëta, pluhuri afrikan dhe lagështia do të jenë karakteristikat e motit për sot. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte – 7 Qershor 2018 – moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Në mesditë dhe pasdite do të zhvillohen vransira të përkohshme në zonat qendrore dhe veriore të Epirit me shira lokale ose stuhi të izoluara, kryesisht në zonat verilindore malore. Kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin jugor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe gradualisht në drejtimin lindor deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 34°C dhe në zonat e saj bregdetare nga 2°C deri në 3°C më poshtë, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 33°C.