Një ditë e vështirë sot, pasi temperaturat e larta në kombinim me pluhurin afrikan e bëjnë atmosferën më të rënduar. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Premte – 8 Qershor 2018 – moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Në Epir do të ketë vransira të përkohshme në mesditë dhe pasdite, ndërsa kushtet atmosferike janë të favorshme për transportimin e pluhurit dhe temperatura do të shënojë rritje.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë dhe në pjesën jugore në drejtimin veriperëndimor nga 5 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin juglindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë dhe në Jon nga 7 deri në 8 ballë lokalisht.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 36°C dhe në zonat e saj bregdetare nga 2°C deri në 4°C më poshtë, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 33°C.