Java fillon me një mot të paqëndrueshëm dhe stuhi lokale. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë – 11 Qershor 2018 – priten vransira të përkohshme në rajonet lindore e jugore, me shira lokale apo stuhi të izoluara, kryesisht në zonat malore të Epirit, në Kretë e Dodekanez. Moti në këto rajone do të përmirësohet gradualisht, ndërsa në rajonet e tjera do të jetë në përgjithësi i mirë.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 20°C deri në 32°C dhe në zonat e saj bregdetare do të jetë 2°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 31°C.