Ndryshime të kushteve të motit priten gjatë ditës, ku dielli i lë vendin e tij shirave lokale, veçanërisht të forta në disa rajone. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Martë – 12 Qershor 2018 – parashikohet në përgjithësi mot i mirë, por në mesditë dhe pasdite në zonat malore të Epirit do të ketë vransira të përkohshme me shira lokale apo stuhi të izoluara. Temperatura do të shënojë një rritje të vogël.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon do të fryjë në drejtimin veriperëndimor deri në 4 ballë dhe në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme deri në 3 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 34°C dhe në zonat e saj bregdetare nga 2°C deri në 3°C më poshtë, ndërsa në Selanik nga 21°C deri në 32°C.