«Me dy fytyra» vazhdon të jetë moti. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë – 13 Qershor 2018 – parashikohen vransira, gradualisht të forta në rajonet veriore nga mesdita me shira e stuhi sporadike. Në rajonet e tjera të vendit, moti do të jetë në përgjithësi i mirë.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme deri në 3 ballë dhe në detin Jon në drejtimin perëndimor e veriperëndimor nga 4 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 34°C dhe në zonat e saj bregdetare nga 2°C deri në 3°C më poshtë, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 33°C.