Këmbëngulin shirat dhe stuhitë edhe sot në disa rajone të vendit. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Mërkurë – 20 Qershor 2018 – shira lokale dhe stuhi sporadike priten në mesditë e pasdite, kryesisht në rajonet kontinentale.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e verilindor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë e lokalisht deri në 6 ballë. Në jug do të fryjë në drejtimin perëndimor e veriperëndimor nga 3 deri në 4 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtime të ndryshme dhe gradualisht në detin Jon në drejtimin verior deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 31°C dhe në zonat e saj lindore e veriore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 19°C deri në 30°C.