Temperaturat e larta dhe stuhitë lokale janë karakteristikat e motit sot në vendin tonë. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Enjte – 5 Korrik 2018 – në Maqedoninë lindore e në Thrakë priten vransira të pakta me shira lokale dhe gradualisht stuhi sporadike, por dhe përmirësim i këtyre fenomeneve në mbrëmje. Në rajonet e tjera, moti do të jetë në përgjithësi i mirë, me vransira të pakta në mesditë e pasdite në zonat malore te Epirit, ku ka mundësi të ketë shira lokale.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 19°C deri në 36°C dhe në zonat e saj lindore do të jetë nga 2°C deri në 4°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 32°C.