Moti me diell dhe shirat janë në «menunë» e ditës së sotme. Sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Premte – 6 Korrik 2018 – në Maqedoninë perëndimore, në Thrakë e në Thesali priten shira lokale në mesditë dhe gradualisht stuhi të izoluara në pasdite. Në rajonet e tjera, moti do të jetë në përgjithësi i mirë. Dukshmëria do të jetë lokalisht e kufizuar në mëngjes, kryesisht në rajonet perëndimore, ndërsa temperatura nuk do të shënojë një ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior, ndërsa valëzimi në Egje do të jetë nga 3 deri në 5 ballë e në Dodekanez deri në 6 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin perëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 4 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 22°C deri në 36°C dhe në zonat e saj lindore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 34°C.