Me shira dhe stuhi fillon java në vendin tonë. Më konkretisht, sipas Shërbimit Kombëtar Meteorologjik sot e Hënë – 9 Korrik 2018 – vransira me shira lokale dhe stuhi të forta në pasdite do të ketë në Maqedoninë lindore, në Thrakë dhe ka mundësi edhe në Halkidiki. Në rajonet e tjera, do të ketë vransira të pakta me shira lokale dhe stuhi sporadike, kryesisht në mesditë e pasdite në Epir dhe në Kretë. Temperatura nuk do të shënojë një ndryshim të konsiderueshëm.

Era do të fryjë në ishujt e Egjeut lindor e në Dodekanez në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 4 deri në 5 ballë.

Era në ishujt e detit Jon, në Epir, në Greqinë qendrore e në Peloponezin perëndimor do të fryjë në drejtimin verior e veriperëndimor, ndërsa valëzimi do të jetë nga 3 deri në 5 ballë.

Në Athinë, temperatura do të variojë nga 21°C deri në 30°C dhe në zonat e saj lindore do të jetë nga 2°C deri në 3°C më e ulët, ndërsa në Selanik nga 20°C deri në 29°C.